NASA kryen teste të shpërthimeve sonike në Gjirin e Meksikës

Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Kërkim (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit Meksikan.

NASA kryen teste të shpërthimeve sonike në Gjirin e Meksikës

Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Hapësirë (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit Meksikan.

Gazeta “Houston Chronicle” shkroi se NASA ka filluar projektin 2 javor në lidhje me fluturime të heshtura kërkimore super sonike në afërsi të Galveston, ndërsa ka zhvilluar fluturime të F/A-18 që është në fazë testimi për të matur reagimin e popullit.

NASA në rajon ka punuar me 500 vullnetarë për të regjistruar shpërthimet sonike të krijuara në rajon nga F/A-18, ndërsa më pas të japin feedback në lidhje me këtë.

Të dhënat rreth reagimeve për shpërthimet sonike do t'i shpërndajë Zyra Federale e Aviacionit.

Zyra Federale e Aviacionit më parë kishte ndaluar fluturimet supersonike për shkak të ndikimeve ndaj popullatës dhe infrastrukturës. (AA)



Lajme të ngjashme