SpaceX dërgoi në hapësirë një satelit vëzhgues

Sipas një njoftimi nga SpaceX, sateliti është dërguar me sukses përmes raketës Falcon-9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

SpaceX dërgoi në hapësirë një satelit vëzhgues

Prodhuesi amerikan i sondave hapësinore dhe raketave, SpaceX, ka dërguar në hapësirë një satelit vëzhgues të agjencisë hapësinore të Argjentinës.

Sipas një njoftimi nga SpaceX, sateliti është lançuar me sukses përmes raketës Falcon-9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sateliti Saocom-1A është vendosur në orbitë 12 minuta pas lëshimit nga toka.

Siç njoftohet, Saocom-1A ka një radar sintetik që do të përdoret për menaxhimin e situatave emergjente gjatë katastrofave natyrore.



Lajme të ngjashme