"Proxima Centauri b", ekzoplaneti më i afërt me Tokën mund të ketë jetë

Anthony Del Genio, shkencëtari planetar nga Instituti i Studimeve Hapësinore Goddard i agjencisë hapësinore amerikane, NASA, tregoi se simulimet kanë vënë në pah mundësinë e lartë të jetesës në këtë planet...

"Proxima Centauri b", ekzoplaneti më i afërt me Tokën mund të ketë jetë

Ekzoplaneti më i afërt me Tokën, "Proxima Centauri b", ka kushte të favorshme për të jetuar, sipas një studimi të Institutit të Studimeve Hapësinore Goddard të NASA-s.

Sipas lajmit të LiveScience, shkencëtarët të cilët kanë përdorur një simulim kompjuterik të ngjashëm me ato që hulumton ndryshimet klimatike në Tokë, arritën deri në përfundim se në "Proxima Centauri b", zbuluar në vitin 2016, mund të gjenden sasi të mëdha të ujit në sipërfaqen e planetit në kushte të ndryshme, prandaj në mund të ketë organizma të gjalla që jetojnë në të.

Shkencëtarë zhvilluan simulime të 18 skenarëve të ndryshëm në planet, ndërsa në çdo punim të modelit u arrit në rezultatin se të paktën disa pjesë të sipërfaqes së tij ishin të mbuluara me oqeane të hapura.

Anthony Del Genio, shkencëtari planetar nga Instituti i Studimeve Hapësinore Goddard i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA), tregoi se simulimet kanë vënë në pah mundësinë e lartë të jetesës në këtë planet.

"Proxima Centauri", ylli xhuxh i "Proxima Centauri b", është 4,2 vite dritë larg Diellit dhe në aspektin e distancës ndërmjet planetit dhe yllit të tij ai cilësohet i përshtatshëm për të jetuar. / AA



Lajme të ngjashme