SpaceX hedh në hapësirë satelitin e komunikimit, Telstar 18 Vantage

Prodhuesi i anijeve kozmike dhe raketave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SpaceX lëshoi në hapësirë satelitin e komunikimit Telstar 18 Vantage, prodhuar nga Telsat, kompani kanadeze e prodhimit të satelitëve.

Sipas lajmit të space.com, me një raketë Falcon 9, SpaceX hodhi me sukses satelitin e komunikimit Telstar 18 Vantage në orbitë nga Baza Hapësinore Cape Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Raketa Falcon 9, që vendosi në orbitë satelitin 32 minuta pas lançimit të tij, pas 8 minutash zbriti në platformën e anijes (së telekomanduar) të SpaceX në Oqeanin Atlantik.

Telstar 18 Vantage, që është pjesa e tretë e rrjetit satelitor të ri global të Telsat, do të sigurojë shërbim komunikimi me një rrjet të gjerë në rajonin e Azi-Paqësorit, Kinës, Mongolisë dhe rajonet e tjera të Azi-Paqësorit.

Lajme të ngjashme