Turqi – Një enë me krem oftalmologjik zbulohet në qytetin antik të Aizanoit

Arkeologët turq kanë zbuluar një enë me krem oftalmologjik (për kurimin e syve) gjatë gërmimeve në nekropolin  2.200-vjeçar të qytetit antik, Aizanoi, 58 km nga qendra e provinvës Kutahya...

Aizanoi Antik Kenti Kütahya göz kremi 03.jpg
Aizanoi Antik Kenti Kütahya göz kremi 02.jpg

Arkeologët turq kanë zbuluar një enë me krem oftalmologjik (për kurimin e syve) gjatë gërmimeve në nekropolin  2.200-vjeçar të qytetit antik, Aizanoi, 58 km nga qendra e provinvës Kutahya.

I përfshirë që nga viti 2010 në listën paraprake të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Aizanoi ndodhet në zonën e provincës perëndimore Kutahyas dhe spikat me Tempulli e Zeusit.

Elif Ozer, drejtuesja e një ekipi prej 55 arkeologësh, deklaroi për AA-në se studimet kanë nxjerrë në pah një sërë njohurish të rëndësishme për mënyrën se si janë varrosur njerëzit e lashtë në këtë zonë.

"Mësuam se njerëzit që kanë jetuar në shekullin II dhe I para Krishtit në Aizanoi, janë varrosur pas kremimit (djegies) së trupave. Nekropoli është rreth 2.200-vjeçar", ka thënë Özer.

Ajo ka sqaruar se në një nga varret është gjetur një enë e quajtur "lykion" me krem oftalmologjik. Pomada është përdorur për kurimin e kseroftalmisë (thatësia e syrit).

"E dimë se ky krem në këtë periudhë romake është përdorur për të mirëmbajtur lagështinë e syrit. Sipas burimeve historike, mund të themi se kremëra të tilla kanë përdorur ushtarët", saktësoi Ozer duke shtuar se kremi është gjetur në varrin e një burri, për të cilin supozohet të ketë qenë ushtarë.

Duke rikujtuar se njerëzit në periudhat e lashta kanë besuar në vazhdimin e jetës pas vdekjes, Ozer tha se ka të ngjarë që familja ia ka vendosur kremin në varr, me bindjen se do të ketë nevojë për të në botën e përtejme.

Ena e gjetur është ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Kutahyas.



Lajme të ngjashme