Helikopteri i parë vendor T625 kryen me sukses fluturimin e parë

Helikopteri T625 do të ketë aftësi për kryerjen e detyrave në kushtet e vështira klimaterike dhe gjeografike, në lartësi dhe temperatura të larta dhe gjatë natës dhe ditës.

Helikopteri i parë vendor T625 kryen me sukses fluturimin e parë
Helikopteri i parë vendor T625 realizoi fluturimin e parë me sukses
Helikopteri i parë vendor T625 realizoi fluturimin e parë me sukses

Helikopteri i parë vendor për Qëllime të Përgjithshme i llojit T-625 që u zhvillua plotësisht me mundësi vendore, realizoi me sukses fluturimin e parë. Helikopteri T625 do të ketë aftësi për kryerjen e detyrave në kushtet e vështira klimaterike dhe gjeografike, në lartësi dhe temperatura të larta dhe gjatë natës dhe ditës.  ilk milli helikopter

Helikopteri i parë vendor për Qëllime të Përgjithshme i llojit T-625 që u zhvillua plotësisht me mundësi vendore, realizoi me sukses fluturimin e parë.

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir uroi që fluturimi i parë i këtij helikopteri të jetë i dobishëm për vendin.

Helikopteri T625 do të ketë aftësi për kryerjen e detyrave në kushtet e vështira klimaterike dhe gjeografike, në lartësi dhe temperatura të larta dhe gjatë natës dhe ditës.  

Për shkak të gamës së gjerë të përdorimit të tij, helikopteri T625 do të mund të përdoret për transport, transport të personave shumë të rëndësishëm (VIP), transport të mallrave, si ambulancë ajrore, për punimet e kërkim-shpëtimit dhe do të kryej detyra të transportit në det të hapur.

Parashikohet që prodhimi serik i këtij helikopteri me 2 anëtarë të ekuipazhit dhe me kapacitet të transportit të 12 personave, të fillojë në vitin 2021.

Bëhet e ditur se vendimi për fillimin e prodhimit të helikopterit ishte marrë në vitin 2010 nga ana e Industrisë Turke të Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAS) në koordinim me Departamentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë me qëllim të plotësimit të nevojave në një platformë origjinale dhe vendore të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe institucioneve tjera në këto fusha.

 


Lajme të ngjashme