Facebook themelon në Singapor qendrën e parë të të dhënave në Azi

Kompania do të shpenzojë 1,4 miliard dollarë për qendrën e të dhënave që do ta themelojë në Tanjong Kling, në veri të Singaporit.

Facebook themelon në Singapor qendrën e parë të të dhënave në Azi

Gjigandi i rrjetit social, Facebook, njoftoi se qendrën e parë të të dhënave në Azi do ta themelojë në Singapor.

Sipas lajmit të ChannelNewsAsia të bazuar në deklaratën e Thomas Furlong, Zëvendëskryetari i Qendrave të të dhënave të infrastrukturës, kompania do të shpenzojë 1,4 miliard dollarë për qendrën e të dhënave që do ta themelojë në Tanjong Kling, në veri të Singaporit.

Theksohet se qendra që do të themelohet në një vend prej 170 mijë kilometra katrorë, do të mundësojë punësimin e qindra personave dhe planifikohet funksionimi i saj në vitin 2022.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Chan Chun Sing, e përshkroi këtë hap të Facebook, si një "pikë të rëndësishme kthese". (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme