Helikopteri T625 vazhdon të kalojë me sukses testimet

Vazhdojnë me gjithë shpejtësinë punimet për Helikopterin T625 me Qëllime të Përgjithshme, që është zhvilluar për të plotësuar nevojat e helikopterëve të shumë-qëllimshëm në Turqi.

Helikopteri T625 vazhdon të kalojë me sukses testimet

Vazhdojnë me gjithë shpejtësinë punimet për Helikopterin T625 me Qëllime të Përgjithshme, që është zhvilluar për të plotësuar nevojat e helikopterëve të shumë-qëllimshëm në Turqi.

Para kohës së shkurtër që ka mbetur nga fluturimi i parë, është realizuar me sukses “testi i punës së motorit me helika”.

Në Programin e Helikopterit Autentik, që zbatohet nga ana e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAŞ) në koordinim me Kryesinë e Industrisë së Mbrojtjes, është kaluar edhe nga një fazë tjetër e rëndësishme e aktivitetit të projektimit dhe prodhimit.

Për T625, prodhimi i prototipit të parë i të cilit përfundoi ditë më parë, zhvillohen teste të intensifikuara sistemi dhe toke.  

Në kuadër të testeve të tokës helikopterit u vendosën helikat dhe u realizua “testi i ndezjes së motorit me dy helika”.  

T625 kaloi me sukses nga ky test.

Në kuadër të testeve do të vazhdohet përdorimi i helikave dhe motorit.

Emocioni i madh në lidhje me helikopterin T625 do të jetohet në 6 shtator kur do të realizohet “fluturimi i parë”.  

Prototipi T625, është projektuar për të mbijetuar me sukses kushtet e këqija të motit dhe helikopteri do të ofrojë shërbime të ndryshme, përfshirë transportin e mallrave, transportin VIP, shërbimin e ambulancës dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit.

 

 


Lajme të ngjashme