Përfundon 80% e projektit gjigand të gazsjellësit “Rjedha Turke”

Ka përfunduar 80% e projektit të linjës gazsjellëse ‘Rrjedha Turke’ që do të transportojë gazin natyror rus në Turqi.

Përfundon 80% e projektit gjigand të gazsjellësit “Rjedha Turke”

Ka përfunduar 80% e projektit të linjës gazsjellëse ‘Rrjedha Turke’ që do të transportojë gazin natyror rus në Turqi.

Në deklaratën e bërë nga kompania South Stream Transport A.V. me qendër në Amsterdam e gjigandit energjetik rus Gazprom, që ka sipërmarrë këtë projekt, citohet drejtori i Gazpromit, Aleksey Miller të ketë thënë se në të dyja linjat e projektit, duke filluar që dje, është ndërtuar pjesa 1500 kilometra e gjatë e tubacionit gazsjellës.

Miller bëri të ditur se kjo përbën 80% të projektit dhe kjo linjë do të vihet në shërbim në fund të vitit 2019-të.  

Gazpromi ditën e hënë kishte deklaruar se në projektin ‘Rrjedha Turke’ kishin thyer rekordin botëror duke shtruar 6,27 kilometra tubacion brenda 1 dite.

‘Rrjedha Turke’ përbëhet nga 2 tubacione, secila prej këtyre tubacioneve ka një kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub gaz natyror. Ky projekt ishte deklaruar për herë të parë nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në vitin 2014.

Njëra prej dy linjave të veçanta, secila 930 kilometra e gjatë do të sigurojë gaz natyror për kërkesat e Turqisë ndërsa tjetra do të transportojë gazin natyror në Evropë nëpërmjet Turqisë.  

Kurse për pikën e daljes së linjës së dytë vazhdojnë bisedimet për alternativat e Greqisë dhe Bullgarisë.  



Lajme të ngjashme