“Facebook” ofron në të gjithë botën shërbimin video edhe në orët inteligjente

“Facebook” njoftoi të mërkurën se do të shpërndajë në të gjithë botën shërbimin e tij të videove për orët inteligjente, në funksion prej më shumë se një viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

“Facebook” ofron në të gjithë botën shërbimin video edhe në orët inteligjente

“Facebook” njoftoi të mërkurën se do të shpërndajë në të gjithë botën shërbimin e tij të videove për orët inteligjente, në funksion prej më shumë se një viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi zhvilluar këtë produkt në mënyrë që përdoruesit të mos jenë në një situatë pasive me videot, por që të mund të marrin pjesë. Ne shpresojmë se ata do të kenë ndjesinë se kanë kaluar çaste të bukura”, shpjegoi zëvendëspresidentja e ngarkuar me shërbimin e videove dhe të reklamës, Fidji Simo.

Shërbimi në fjalë duhet t’u mundësojë përdoruesve të propozojnë video të reja, por të mund edhe të gjejnë, gjithashtu, videot e reja të klasifikuara sipas tematikës, të ruajnë disa video, të këmbejnë me krijuesit ose të ndërveprojnë.

Kjo deklaratë e rrjetit social vjen dy javë pas asaj që ka të bëjë me publikimin falas dhe drejtpërdrejtë të kupave evropiane të futbollit, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, në Amerikën Latine, si dhe të “La Liga” (kampionati spanjoll) në Azinë Jugore.



Lajme të ngjashme