Piloti turk realizoi fluturimin e parë me F-35

Shtatmadhoria turke ka njoftuar përmes një komunikate me shkrim se në kuadër të trajnimit që vazhdon në bazën ajrore amerikane Luke në Arizona të ShBA-së piloti turk ka realizuar fluturimin e parë me avionin F-35.

Piloti turk realizoi fluturimin e parë me F-35
Piloti luftarak turk bëri fluturimin e parë me F-35
Piloti luftarak turk bëri fluturimin e parë me F-35

Shtatmadhoria turke ka njoftuar përmes një komunikate me shkrim se në kuadër të trajnimit që vazhdon në bazën ajrore amerikane Luke në Arizona të ShBA-së piloti turk ka realizuar fluturimin e parë me avionin F-35. Turqia synon të blejë gradualisht 100 copë avionë F-35 të gjeneratës së pestë F-35 Lightining II. Gjenerata e re “F-35”, një avion reaktiv i pakapshëm nga radarët dhe 4 herë më efektiv sesa pararendësit e tij “F-16” e “F-18”, konsiderohet si avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme dhe është projekt i përbashkët i 9 shteteve, përfshi Turqinë.

Piloti luftarak turk në qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)...

Në kuadër të trajnimit që po mbahet në ShBA, piloti luftarak turk ka realizuar fluturimin e parë me avionin F-35.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë thekson se vijon trajnimi i pilotëve turq në ShBA për të drejtuar avionin F-35.

"Në kuadër të trajnimit, piloti turk më 28 gusht drejtoi për herë të parë avionin F-35", thuhet në deklaratën e shtatmadhorisë.

Avioni i parë F-35 Turqisë i ishte dorëzuar me ceremoninë e organizuar në qershor në Fort Worth të Teksasit. Kurse në Turqi avionët e parë do të mbërrijnë në nëntor të 2019-s, dhe në vitin 2020 do të fillojë aktiviteti trajnues me këtë lloj avioni.

Turqia synon të blejë gradualisht të paktën 100 avionë të gjeneratës së pestë F-35 Lightining II në kuadër të marrëveshjes së Programit të Ofensivës së Përbashkët Shumëkombëshe nën udhëheqjen e ShBA-së, pjesë e së cilës është që nga viti 2002.

Trajnimi i stafit turk në kuadër të programit F-35 zhvillohet në bazën ajrore amerikane Luke në Arizona.

 


Lajme të ngjashme