Observatori i Anadollit Lindor do të vihet në punë në 2020

E përditshmja turke “Star” njofton se Observatori i Anadollit Lindor (Doğu Anadolu Gözlemevi-DAG), i cili është ndërtuar në lartësinë 3.170 metra në provincën lindore Erzurum të Turqisë, do të vihet në punë në vitin 2020.

Doğu Anadolu Gözlemevi –DAG- Teleskobu.jpg

Observatori (Doğu Anadolu Gözlemevi-DAG) renditet në projektet më të mëdha të Turqisë në fushën e studimeve hapësinore.

Ai është ndërtuar mbi kodrat “Konaklı Karakaya”, në lartësinë 3.170 metra në provincën lindore Erzurum të Turqisë. Tani ka nisur numërimi drejt zeros për vënien në punë të kësaj qendre shkencore.

Observatori është i pajisur me një teleskop, i cili është i vetëm në kategorinë dhe thellësitë e galaksisë do ti sjellë në tokë. Kur të ketë përfunduar, observatori do të jetë një nga 3 observatorët në botë i pajisur me teknologjinë më të përparuar.

Me fillimin nga puna të observatorit astrofizikanët dhe shkencëtarët e tjerë që bëjnë studime në hapësirë do të dynden drejt Erzurumit.



Lajme të ngjashme