• Video galeri

Ndotja e ajrit redukton inteligjencën

Në një hulumtim që kanë bërë mbi efektin e ndotjes së ajrit në aftësitë verbale dhe numerike të trurit shkencëtarët kinezë kanë gjetur se ajri i ndotur redukton inteligjencën.

cin hava kirliligi.jpg
havası kirli şehirler.jpg
Çin'de hava kirliliği alarmı.jpg
hindistan, hava kirliliği.jpg
çin hava kirliliği.jpg
çin hava kirliliği.jpg

Sipas lajmit të gazetës "South China Morning Post", shkencëtarët kinezë nxorën në pah se ndotja e ajrit, për të cilën më parë dihej se dëmton mushkëritë dhe shkakton shkurtimin e jetës, redukton aftësitë verbale dhe numerike të trurit.

Shkencëtarët në testet që kanë bërë në 86 qytete në mbarë vendin tek mbi 32 mijë burra e gra të moshës 25 vjeç ose më të madhe se kaq, kërkuan nga të testuarit që t'u përgjigjen 24 pyetjeve të matematikës standarde dhe 34 pyetjeve mbi njohjen e fjalëve.

Më tej shkencëtarët, të cilët kanë ekzaminuar përqindjet e saktësisë së përgjigjeve që kanë dhënë të testuarit me dendësinë e ndotjes së ajrit nga qytetet ku jetojnë, zbuluan se me rritjen e dendësisë së ajrit të ndotur zvogëlohen përgjigjet e sakta në testet.

Studimi u publikua në revistë amerikane Proceedings of the National Academy of Sciences.

Shumica e metropoleve në Kinë renditen në mesin e qyteteve më të ndotura në botë si pasojë e zhvillimit dhe industrializimit të shpejtë.



Lajme të ngjashme