Rekord në punimet e gazsjellësit “Rrjedha Turke”

Anija “Pioneering Spirit”, e cila vazhdon punimet për ndërtimin e tubacionit të gazit, në datën 26 gusht ka thyer një rekord të ri botëror, duke shtruar brenda një dite nën ujë (Deti i Zi) 6,27 km tubacion.

Rekord në punimet e gazsjellësit “Rrjedha Turke”

“Anija “Pioneering Spirit”, e cila realizon punimet e shtrimit të tubave në ujëra të thella në kuadër të projektit të gazsjellësit Rrjedha Turke, në datën 26 gusht, ka shtruar në një ditë 6,27 km tubacion, duke thyer rekord botëror”, shkruan kompania ruse e energjisë Gazprom në deklaratën që ka bërë përmes llogarisë së saj në Twitter.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke” përbëhet nga dy tubacione me kapacitet vjetor 15,75 miliardë metra kub secili.

Njëri prej tubacioneve do të transferojë gazin rus në Turqi. Ndërsa tubacioni i dytë, që është në ndërtim, do të bartë në Evropë gazin rus duke kaluar në territorin e Turqisë.

 

 


Lajme të ngjashme