Argjentinë – Zbulohet një dinosaur gjigand që daton para 200 milionë vitesh

Një ekip hulumtuesisht gjetën në Argjentinë eshtrat e një dinosauri gjigand, i cili ka jetuar në Tokë rreth 200 milionë vite më parë, njoftoi të martën një burim shkencor...

Argjentinë – Zbulohet një dinosaur gjigand që daton para 200 milionë vitesh

Një ekip hulumtuesisht gjetën në Argjentinë eshtrat e një dinosauri gjigand, i cili ka jetuar në Tokë rreth 200 milionë vite më parë, njoftoi të martën një burim shkencor.

Kjo specie, e quajtur "Ingenia prima", ka një përmasë gati tri herë më e madhe sesa gjatësia e dinosaurve më të mëdhenj të periudhës Triasike. Ai u zbulua në vitin 2015 në qendrën paleontologjike të Balde de Lejes në provincën e San-Huanit, rreth 1.100 kilometra në perëndim të Buenos-Ajresit.

Epoka e Mesozoikut ndahet në tre periudha të mëdha, Triasiku (nga 251 në 200 milionë vite), Jurasiku (nga 200 deri në 145 milionë vite) dhe Kretaku (nga 145 deri në 65 milionë vite).

Zbulimi u publikua ditën e hënë në revistën e specializiuar "Nature Ecology & Evolution" dhe u transmetua në Argjentinë nga autoritetet shkencore të Universitetit Kombëtar  "La Matanza".

"Që në momentin e zbulimit u vu re që ishte diçka ndryshe, formati i parë gjigand në mesin e të gjithë dinosaurve. Kjo është risi", u shpreh Cecilia Apaldetti, kërkuese e Institutit dhe Muzeut të Shkencave Natyrore të Universitetit të San-Huanit (MCN) dhe të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Shkencore dhe Teknike (Conicet).

Hulumtuesit gjetën vertebrën e qafës dhe të bishtit, eshtra të këmbëve të përparme dhe një pjesë të eshtrave të këmbëve të pasme.

Bëhet fjalë për dinosaurë barngrënës, katërkëmbësh dhe lehtësisht të dallueshëm nga qafa dhe bishti i gjatë, i grupit të sauropodeve.

Deri më tani besohej se gjigandizmi tek dinosaurët u shfaq gjatë periudhës jurasike ose rreth 180 milionë vite më parë.

Sipas vlerësimeve të kërkuesve, specia e zbuluar ka një gjatësi 6 deri në 7 metra dhe peshon 10 tonë, e barabartë me peshën e 2 deri në 3 elefantëve.



Lajme të ngjashme