Kompanitë turke kontribuojnë në prodhimin e helikopterit koreanojugor

Kompanitë turke që veprojnë në industrinë e aviacionit do të marrin përgjegjësi të rëndësishme në prodhimin e helikopterit “KUH Surion”, helikopteri korean për përdorim të përgjithshëm.

Kompanitë turke kontribuojnë në prodhimin e helikopterit koreanojugor

Projekti për prodhimin e helikopterit të ri do të realizohet nga Industria Aeronautike Koreane (KAI) me seli në Korenë e Jugut.

Në Korenë e Jugut është realizuar montazhi i pjesës së mesme të trupit të helikopterit, e prodhuar nga firma turke “Coşkunöz Savunma ve Havacılık” dhe pjesa e përparme e trupit, e prodhuar nga Industria Turke e Aeronautikës (TUSAŞ/TAI) për helikopterët “KUH Surion” në kuadër detyrimeve kompensuese të KAI-it ndaj Nënsekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes (SSM).

Pjesa e përparme e trupit të helikopterëve “KUH Surion” ka nisur të prodhohet në Turqi. TAI monton pjesët e prodhuara nga firmat turke “Kale Havacılık”, “Epsilon Kompozit” dhe “Yüksel Kompozit” në mbështetje të kontratës që është arritur në vitin 2007 ndërmjet KAI dhe SSM.

Kurse puna për montimin e pjesës së mesme të trupit të helikopterëve “KUH Surion” i është transferuar firmës “Coşkunöz Savunma ve Havacılık” si rezultat i punimeve të filluara të vitin 2015.

Montimi i pjesës kryesore të trupit të helikopterit, të përbërë nga pjesë të prodhuara pjesërisht nga firmat “Kale Havacılık” dhe “Epsilon Kompozit”, ishte realizuar në muajin shkurt të këtij viti.

Përveç bishtit, pjesa më e madhe montazhit të trupit dhe e prodhimit të komponentëve të trupit të helikopterëve “KUH Surion” tani realizohet nga firmat turke.

Pjesët e mesme dhe të përparme të trupit u transportuan në Korenë e Jugut dhe u montuan tek helikopterët e gjeneratës së re.

Kompania turke “Coşkunöz Savunma ve Havacılık” për 10 vitet e ardhshme do të punojë për prodhimin e trupit të 60 helikopterëve për përdorim të përgjithshëm.

 

 


Lajme të ngjashme