Kinë – Sateliti “Wukong” bën zbulimin e papritur në studimin e “lëndës së errët”

Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar se kanë arritur përparim të dukshëm në studimin e “lëndës së errët”...

Kinë – Sateliti “Wukong” bën zbulimin e papritur në studimin e “lëndës së errët”

Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar se kanë arritur përparim të dukshëm në studimin e “lëndës së errët”.

Sateliti kinez i Eksplorimit të Grimcave të Lëndës së Errët “Wukong” ka zbuluar sinjale të papritura gjatë matjes së rrezeve kozmike me energji të lartë.

Akademia kineze e Shkencave ka njoftuar se “Wukong”-u ka matur më shumë se 3.5 miliardë grimca rrezesh kozmike, me nivelin më të lartë të energjisë deri në 100 teraelektron-volt.

Chang Jin nga Akademia Kineze e Shkencave është kryeshkencëtari i këtij projekti. “Sateliti e orbiton Tokën 15 herë në ditë, duke marrë 60 grimca me energji të madhe në sekondë, ose më shumë se 5 milion në ditë. Ne kemi përdorur të dhëna të mbledhura gjatë 530 ditëve dhe përzgjodhëm 1.5 milion grimca energjie. Sateliti mund të zbulojë energji nga 25 gigaelektron-volt deri në 5 teraelektron-volt. ‘Wukong’-u zotëron spektrin më të saktë të elektronit dhe pozitronit në botë, me gabimet më të pakta të sistemit.”

Prof. Chang Jin thotë se zbulimi ka hapur një dritare të re për të vëzhguar universin e energjisë së lartë, duke zbuluar dukuri të reja fizike, përtej aftësive të tanishme të të kuptuarit të njeriut. /ATSH/CRI


Fjalët Kyçe: Kinë , Wukong , satelit , lënda e errët

Lajme të ngjashme