Kompanitë turke të industrisë priten me interes të madh në Ukrainë

Prodhimet e reja të industrisë së mbrojtjes së Turqisë u promovuan në Ukrainë.

Kompanitë turke të industrisë priten me interes të madh në Ukrainë

Prodhimet e reja të industrisë së mbrojtjes së Turqisë u promovuan në Ukrainë.

Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, filloi Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Armëve dhe Sigurisë.

Në panairin që marrin pjesë rreth 400 kompani nga 15 vende, kompanitë si ASELSAN, ROKETSAN, REPKON, AREST, CTECH dhe BMC që marrin pjesë nga Turqia, promovuan shumë prodhime të reja.

Në çeljen e panairit morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Aleksandr Turçinov, Ministri i Brendhshëm, Arsen Avakov dhe Sekretari i Industrisë turke të Mbrojtjes, Ismail Demir.  

Pas çeljes së panairit, Turçinov dhe Avakov vizituan pavionin e ASELSAN-it.

Gjatë vizitës u nënshkrua edhe marrëveshja e ASELSAN-it dhe kompanisë Everest të Ukrainës në kuadër të pajisjeve profesioniste të komunikimit.

Panairi, ku prodhimet turke dhe pjesëmarrësit ndeshen me interes të madh, do të mbyllet në datën 13 tetor.  



Lajme të ngjashme