Automobili vendor do të jetë i përjashtuar nga akciza

Ministri i Industrisë, Teknologjisë dhe Shkencës, Faruk Ëzly tha se automobili vendor do të jetë i përjashtuar nga taksa e akcizës me qëllim përhapjen e përdorimit dhe për të bërë një hyrje të fuqishme në treg.

Automobili vendor do të jetë i përjashtuar nga akciza

Ministri i Industrisë, Teknologjisë dhe Shkencës, Faruk Ëzly (Faruk Özlü) tha se punimet për prodhimin e automobilit vendor vazhdojnë me shpejtësi dhe ky automobil do të jetë i përjashtuar nga taksa e akcizës me qëllim përhapjen e përdorimit të automobilit vendor dhe sigurimin e hyrjes së fuqishme të tij në treg. 

Ministri Ëzly tha se për këtë projekt do të krijohet një partneritet me të paktën 3, e shumta 5 kompani dhe brenda këtij muaji në lidhje me këtë çështje do të bëjë një deklaratë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).  

Në këtë model partneriteti nuk do të marrin pjesë grupe kompanish që prodhojnë automobila të markave të huaja me licenca të ndryshme, sqaroi Ëzly.

“Në automobilin vendor prioritet do ti kushtohet teknologjisë së prodhimit të motorit me energji elektrike, baterive dhe programimeve kompjuterike. Do të bëhen rregullimet ligjore për inkurajimin e përhapjes së përdorimit të automobilit. Do të bisedojmë me firmat që do të prodhojnë sipas këtyre lehtësirave dhe do të marrim mendimet e tyre”, sqaroi ministri Ëzly.

Për përdorimin e automobilit vendor do të inkurajohen gjithashtu edhe institucionet e agjencitë shtetërore që do të blejnë apo marrin me qira automjete për plotësimin e nevojave të tyre.



Lajme të ngjashme