Kompania turke MS Spektral prodhon sistemin evidentues me rreze infra të kuqe

Kompania vendore turke MS Spektral që zhvillon aktivitetet në Teknokent të Hacettepe-së ka zhvilluar një sistem vrojtimi me rreze infra të kuqe, që në kushte nate (errësire) mund të marrë fshehtazi pamje të elementeve armike në 10 kilometra largësi.

Një administrues i lartë i MS Spektral, Onur Halilollu (Onur Haliloğlu) tha se kjo pajisje mund të cilësohet si një sistem vrojtimi automatik që punon me shirit rrezeje infra të kuqe.

Ai bën të ditur se pajisja përdoret për të përcaktuar objektivët në distanca të largëta, veçanërisht në rajonet kufitare.

“Kjo pajisje mund të përcaktojë individë shumë kilometra larg. Një nga aplikimet më të rëndësishme është ndriçimi me burimin e dritës së lazerit në një distancë prej 10 kilometrash në errësirë dhe marrja e pamjeve (xhirim) pa u evidentuar nga armiku (shënjestra)” tha Ai.

Ai bëri të ditur gjithashtu se pajisja ka aftësinë të marri pamje edhe kur ka mjegull, kur moti është i vrenjtur, me dëborë apo me shi.

Halilollu tha se ky sistem mund të përdoret edhe për evidentimin e refugjatëve që mundohen të hyjnë në vend me rrugë detare.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ky sistem mund të integrohet edhe në helikopterët që operojnë kur ka mjegull, kështu që helikopteri mund të ngrihet edhe ulet në mënyrë të sigurt duke marrë pamjet e mjeteve të tjera ajrore deri në 10 kilometra largësi.

Sistemi mund të montohet në çdo lloj automjeti ushtarak.

“Një nga veçoritë e tjera të rëndësishme është që pajisja e zhvilluar nga MS Spektral, edhe në mot me mjegull mund të lexojë numrin e anijes në ardhje dhe mund të evidentohet nëse kjo është anije e armikut apo jo” tha Halilollu.

Lajme të ngjashme