Në Evropë zbulohen valët e para gravitacionale

Për herë të parë, valë gravitacionale u regjistruan nga detektori evropian ”Virgo”, vënë së fundi në shërbim, në kuadër të një vëzhgimi të përbashkët me dy sisteme amerikane të fushës, njoftoi një ekip shkencor ndërkombëtar.

ligo laboratörü_abd.jpg
ligo laboratörü_yerçekimi dalgaları.jpg

“Valët gravitacionale janë përhapur në hapësirë gjatë 1,8 miliardë viteve para se të zbuloheshin nga detektori ‘Advanced LIGO’ i vendosur në Luiziane (ShBA), më pas, 8 000 konda më vonë nga ai i vendosur në shtetin e Uashingtonit dhe në fund, 6 000 sekonda më pas nga ‘Advanced Virgo’ vendosur pranë Pizës në Itali”, theksoi të mërkurën CNRS-ja në një komunikatë.

Instrumenti amerikan LIGO (Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory), formuar nga dy detektorë identikë në Luiziana dhe në shtetin e Uashingtonit, kishte parë tre herë këtë fenomen parashikuar nga teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit, në vitin 1915.

Detektimi i parë i drejtpërdrejtë, njoftuar më 11 shkurt 2016, përbën një ngjarje historike pas 40 vitesh përpjekjesh.



Lajme të ngjashme