EBA fillon projektin e themelimit të "qytetit shkencor" në Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë njoftuar se zyrtarisht ka filluar projektin e themelimit të qytetit shkencor në Mars.

EBA fillon projektin e themelimit të "qytetit shkencor" në Mars

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-s, ENA, Zv/presidenti, Kryeministri dhe Emiri i Dubait, Sheiku Muhammed bin Rashid Al Mektum dhe Princi Trashëgimtar i Abu Dabit Sheiku Muhammed bin Zajid Al Nahjan kanë nisur zyrtarisht projektin që do të kushtojë 136 milionë dollarë.

Theksohet se "qyteti i hapësirës" do të jetë i pari i këtij lloji dhe se do të ketë një model i cili do të mund të aplikohet mbi Marsin.

Bëhet e ditur se do të bëhen përpjekjet për sjelljen e shkencëtarëve më të mirë dhe përvojave shkencore në EBA në mënyrë që të realizohen hulumtimet për të gjetur zgjidhje për sigurinë e ujit dhe të energjisë.

Pas formimit të kushteve të ngjashme me atë në Mars, një grup i njerëzve do të jetojnë këtu gjatë një viti dhe do të vlerësohen rezultatet shkencore nga sjelljet e njerëzve në fjalë. Më pas këto përvoja do të përdoren edhe në udhëtimet që do të realizohen në hapësirë.

Dizajnimi i "qytetit shkencor" të Marsit, i cili thuhet se do ta ketë strukturën arkitekturore më të zhvilluar në botë do të bëhet nga inxhinieri i cili ka dizajnuar qendrën e re të Google në Londër.

Zv/presidenti i EBA-së, Muhammed bin Rashid el Mektum në muajin shkurt kishte njoftuar se me projektin “Mars 2117” po planifikojnë të ndërtojnë një qytet ku mund të jetohet në këtë planet. 



Lajme të ngjashme