Turqia zhvillon raketën e saj të tipit anti-anije

Raketa e parë vendore anti-anije me rreze veprimi mbi 200km e tipit "Skifter" do të zëvendësoj raketat në përdorim të tipit "Harpoon".

Turqia zhvillon raketën e saj të tipit anti-anije

Publikohen pamjet e para të raketës së parë kombëtare e prodhuar me mundësi vendore e tipit “Skifter” (Atmaca) që ka rreze të veprimit mbi 200km.

Raketa vendore anti-anije është zhvilluar për të zëvendësuar raketat e tipit “Harpoon” që përdoren na Forcat Detare Turke.

Turqia, e cila prodhon një numër të madh të luftanijeve si korvetë të tipit “Ada” dhe gjenerata të reja të anijeve të patrullimit, për ti përmbushur nevojat e fregatave të tipit “I” zhvilloi edhe llojin e ri të raketave anti-anije të tipit “Skifter”.

Planifikohet që me prodhimin serik të raketave në fjalë, të zhvilluara me mundësi vendore, të fillohet në vitin 2018.

Parashikohet që kjo raketë fillimisht të përdoret nga luftanija “TCG Istanbul”.



Lajme të ngjashme