ShBA lëshon në orbitë një satelit të ri zbulues

Agjencia Kombëtare e Zbulimit të SHBA-ve (NRO) ka lëshuar në hapësirë një satelit zbulimi nga Kalifornia.

ShBA lëshon në orbitë një satelit të ri zbulues

Raketa “Atlas 5” e cila mbante satelitin “NROL-42”, dje mbrëmë u nis nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kalifornia.

Zyrtarët nuk dhanë informacione lidhur me misionin apo orbitën e satelitit zbulues.

Satelitët e NRO-së kanë misione të shumta si mbledhja e informacioneve për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe identifikimin e efekteve të fatkeqësive natyrore.



Lajme të ngjashme