Skandali shkencor-Jep dorëheqjen një zyrtare e përfshirë koreano-jugore

Park Ki-Young u emëruar drejtuesja e një qendre të re shkencore nga varej shpërndarja e fondit prej 18 miliardë dollarë (rreth 15,3 miliardë euro) të granteve qeveritare dhe financimit për projekte të reja kërkimore.

Skandali shkencor-Jep dorëheqjen një zyrtare e përfshirë koreano-jugore

Një zyrtare koreano-jugore e akuzuar se ka mbuluar, rreth 10 vite më parë, një skandal global të kërkimeve të falsifikuara në lidhje me qelizat staminale të krijuara nga klonimi, dhe ku emërimi i fundit në krye të një strukture qeveritare për kërkime shkaktoi indinjatën e komunitetit shkencor, dha dorëheqjen.

Park Ki-Young u emëruar drejtuesja e një qendre të re shkencore nga varej shpërndarja e fondit prej 18 miliardë dollarë (rreth 15,3 miliardë euro) të granteve qeveritare dhe financimit për projekte të reja kërkimore.

Dorëheqja e kërkuar nga qindra shkencëtare koreano-jugorë dhe partitë opozitare më herët gjatë javës, shënon një hap prapa për presidentin e ri, Moon Jae-In.

“Kërkoj ndjesë sinqerisht që kam shkaktuar kaq shumë polemika dhe zhgënjime”, deklaroi Park në një deklaratë. Shpresoj që dorëheqja të shërbejë si një mundësi për sektorin shkencor të vendit për të bashkuar sërish përpjekjet për inovacionin”, shtoi ajo.



Lajme të ngjashme