Sateliti kinez dërgon shifra të padekodueshme

Kina është vendi i parë që dërgon çelësa kuantikë nga një satelit drejt një baze në Tokë dhe që dërgon grimca drite në drejtim të anasjelltë.

çin uydu micius isp.jpg
Lagari-yer uydusu

Arritjet janë dy përparime të mëdha në përpjekje për të krijuar një rrjet botëror komunikimi të pa-hakueshëm.

Dy eksperimentet shënojnë përfundimin e dytë dhe të tretë të tre qëllimeve kryesore të “Micius”, satelitit të parë të komunikimit kuantik në botë, që Kina e lëshoi vitin e kaluar.

Në qershor sateliti “Micius” lëshoi grimca kuantike në dy stacione tokësore, Delingha në provincën Qinghai, si dhe në një stacion në Lijiang të provincës Yunnan.



Lajme të ngjashme