Gjendet keku 106-vjeçar

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë gjetur një kek 106-vjeçar me fruta, i ruajtur në mënyrë të përsosur, në një kasolle të largët në Antarktidë.

Gjendet keku 106-vjeçar

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë gjetur një kek 106-vjeçar me fruta, i ruajtur në mënyrë të përsosur, në një kasolle të largët në Antarktidë.

“Ëmbëlsira, e bërë nga pastiçerët britanikë të ‘Huntley &Palmers’, ishte ende e mbështjellë me letër dhe brenda një ene prej kallaji dhe argjendi”, deklaruan sot hulumtuesit e “Antarctic Heritage Trust” në qytetin e Christchurch , në bregun lindor të Ishujve të Jugut , në Zelandën e Re.

“Gjetja e kekut me fruta, i ruajtur në mënyrë të përkryer në mesin e disa dosjeve të paidentifikuara dhe kanaçeve të ndryshkura, ishte me të vërtetë një surprizë”, tha drejtuesja e programit , Lizzie Meek.

Ekipi i saj beson se keku,i gjetur në raftin e një kasolleje në Cape Adare, i përkiste partisë veriore të Robert Falcon Scott të vitit  1911.

”Megjithëse, keku në pamje dukej i ngrënshëm, mbetet ende një mister se si është arritur të ruhet shija e ëmbël që prej shekullit të kaluar “, tha Meek për televizionin kombëtar, “Newshub”.

“Keku me fruta do të kthehet në vendin e mëparshëm, në raftin e kasolles në Antarktidë, dhe mendoj se historia e tij është atje dhe vizitorët e zonës do të kenë mundësi të vizitojnë dhe të shohin enën prej kallaji në të cilën ishte vendosur ëmbëlsira”, tha ajo.



Lajme të ngjashme