Instagrami me filtra të ri kopjon sërish Snapchatin

Një tjetër muaj, një tjetër tipar i Snapchat i kopjuar nga Instagram. Këtë herë është fjala për tiparin kryesor, filtrat e fytyrës.

Instagrami me filtra të ri kopjon sërish Snapchatin

Në përditësimin e ri 10.21 për iOS dhe Android, përdoruesit do të mund të shtypin një pullë që do t’i mundësojë përdorimin e këtyre filtrave. Mund të selektoni një prej disa filtrave të ndryshëm të cilët animohen në kohë reale.

Instagram jo vetëm se e ka kopjuar implementimin e tiparit, por ka kopjuar edhe disa prej filtrave, që duken identik me ata të Snapchat.

Një tjetër tipar i ri është edhe Rewind, që mundëson lëshimin e videos nga fundi në fillim, pas incizimit. Ky është një tipar tjetër që tashmë ekziston në Snapchat për një kohë të gjatë.

Shtesat tjera të reja përfshijnë hashtag në foto-storie dhe brushën e re.


Fjalët Kyçe: Android , iOS , Snapchat , Instagram

Lajme të ngjashme