BE-ja dënon me 110 milionë euro Facebook-un

Me blerjen e WhatsApp-it Facebook tek Agjencia Rregullatore e BE-së deklaroi se nuk do t’i mbledhë të dhënat personale, se ato nuk do të ndahen ndërmjet dy kompanive dhe që nuk do t’i bashkojë llogaritë e përdoruesve.

BE-ja dënon me 110 milionë euro Facebook-un

Bashkimi Evropian (BE) dënon Facebook-un me 110 milionë euro gjobë për shkak se në procesin e blerjes së aplikacionit WhatsApp ka dhënë informacione të gabuara dhe mashtruese.

Kompania Facebook në vitin 2014 ka blerë aplikacionin WhatsApp për 22 miliardë dollarë.

Me blerjen e WhatsApp-it Facebook tek Agjencia Rregullatore e BE-së deklaroi se nuk do t’i mbledhë të dhënat personale, se ato nuk do të ndahen ndërmjet dy kompanive dhe që nuk do t’i bashkojë llogaritë e përdoruesve. Mirëpo WhatsApp me ndryshimin e politikave të saj në gusht filloi të ndaj me kompaninë qendrore Facebook emrat e profileve të përdoruesve dhe të dhëna të ndryshme të tyre.

Komisioni i BE-së muajve të kaluar bëri akuza zyrtare ndaj Facebook-ut për shkak se ka vepruar ndryshe nga deklaratat e para të bëra gjatë procesit të bashkimit në vitin 2014 dhe se ka vepruar në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Pasi që përgjigjet dhe deklaratat e bëra për Komisionin e BE-së nga ana e kompanisë Facebook nuk u gjetën të mjaftueshme u vendos që kompania të gjobitet me 110 milionë euro.

Në mesin e kompetencave të Komisionit të BE-së ndodhet edhe kontrolli i bashkimit apo i blerjes së kompanive të mëdha që veprojnë në Evropë. Komisioni i BE-së tani është duke vlerësuar se a është në kundërshtim kjo situatë me konkurrencën.



Lajme të ngjashme