Informatikë – 20 vjet nga fitorja e parë e inteligjencës artificiale kundër njeriut

Inteligjenca artificiale 20 vite më parë realizone fitoren e parë përballë njeriut, pikërisht më 11 maj 1997. Që nga ajo kohë, inteligjenca artificiale ka bërë hapa prej gjiganti duke mundur njeriun në sfida nga më të ndryshmet...

Informatikë – 20 vjet nga fitorja e parë e inteligjencës artificiale kundër njeriut

Inteligjenca artificiale 20 vite më parë realizone fitoren e parë përballë njeriut, pikërisht më 11 maj 1997.

Në zemër të Manhatanit, superkompjuteri “Deep Blue”, i prodhuar nga kompania “IBM”, mundi me vetëm 19 lëvizje shahistin më të madh të botës, Garry Kasparov, duke mbyllur në mënyrë mahnitëse ndeshjen e fundit nga gjashtë në një turne shumë të vështirë, i cili u realizuar për t’i dhënë kompjuterit mundësinë e hakmarrjes pas mundjes së pësuar për një fije kundër Kasparovit.

Për të mos përsëritur të njëjtat gabime në tavolinën e lojës, programuesit e kompanisë “IBM” kishin fuqizuar trurin e “Deep Blue” duke e bërë të aftë të analizonte rreth 200 milionë lëvizje në sekondë.

Që nga ajo kohë, inteligjenca artificiale ka bërë hapa prej gjiganti duke mundur njeriun në sfida nga më të ndryshmet.

Madje, në vitin 2008 në Las Vegas, kompjuteri “Polaris”, i krijuar nga Universiteti i Albertës në Kanada, ka sfiduar gjashtë kampionë të pokerit duke marrë tre fitore, dy humbje dhe një barazim.

Një kufi shumë i rëndësishëm kur merret në konsideratë se kjo lojë është shumë më pak rigoroze në raport me shahun, që përfshin madje edhe mundësinë e blofit.

Në vitin 2016, një tjetër fitore e arriti programi “AlphaGo”, i zhvilluar nga “Google DeepMind”, që në damën kineze “Go” mundi kampionin evropian 5-0.

Kurse në vitin 2017, kompjuteri me sistemin “Libratus”, i krijuar nga Universiteti “Carnegie Mellon”, si dhe ai “DeepStack”, i zhvilluar nga Kanadaja dhe Çekia, mundën njeriun në “Texas Hold’em”, versioni më kompleks i pokerit që parashikon mijëra mundësi.

Ky rezultat ka pushtuar edhe faqen e parë të revistës prestigjoze “Science”.



Lajme të ngjashme