Kalendari historik, 11 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 janar.

Kalendari historik, 11 janar

Çfarë ka ndodhur më 11 janar?

  • 11 janar 630 – Myslimanët e udhëhequr nga Profeti Muhamed bin Abdullahs.a.v.s. ngadhënjyen mbi Mekën dhe Qabenë. Ngadhënjimi mbi Mekën rezultoi një fillim i rëndësishëm për përhapjen e Islamit anembanë gadishullit Arabik dhe më gjerë në botë.
  • 11 janar 1693 – Vullkani Etna u aktivizua për herë të parë. Pozicionuar në lindje të ishullit italian të Sicilisë, mali Etna, 3.300 m i lartë, është vullkani aktiv më i madh në Evropë.
  • 11 janar 1921 – Përfundoi Beteja e Parë e Inonusë, një prej atyre më të ashprave dhe vendimtareve të Luftës Nacionalçlirimtare të Turqisë. Kjo është fitorja e parë e ushtrisë së rregullt që u themelua nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.
  • 11 janar 1922 – Insulina u përdor për herë të parë mbi njerëzit për kurimin e sëmundjes së sheqerit apo diabetit. Britaniku Leonard Thompson, asokohe vetëm 14 vjeç, është njeriu i parë i kuruar me insulinë.
  • 11 janar 1946 – Shqipëria u shpall republikë popullore nga Enver Hoxha, i cili u bë edhe kryetari i parë i shtetit.


Lajme të ngjashme