Kalendari historik, 10 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 janar.

Kalendari historik, 10 janar

Çfarë ka ndodhur më 10 janar?

  • 10 janar 1792 – U nënshkrua Traktati (i Paqes) i Jashit pas një lufte 5-vjeçare ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Traktati i Jashit i dha fund zyrtarisht dhe faktikisht luftës që kishte filluar ndërmjet këtyre dy fuqive në vitin 1787.
  • 10 janar 1863 – U përurua linja e parë e metrosë së Londrës, e para metro në botë. Ajo u quajt “Metropolitan”.
  • 10 janar 1898 – Kuba fitoi pavarësinë nga Spanja pas Luftës Amerikano-Spanjolle.
  • 10 janar 1900 – Kampioni botëror i mundjes, Kara Ahmet (Pehlivani), mori titullin “kampion i kampionëve” duke fituar Kampionatin I Botëror të Mundjes në Paris, organizuar për nder të fillimit të shekullit XX.
  • 10 janar 1920 – U themelua Lidhja e Kombeve, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u anëtarësuan.
  • 10 janar 1944 – U realizua në Jeshilkoy të Stambollit testi fluturues i avionit turk të pasagjerëve, prodhuar në fabrikën e sipërmarrësit Nuri Demirag.
  • 10 janar 1983 – Mori fund regjimi ushtarak në Argjentinë.


Lajme të ngjashme