Kalendari historik, 9 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 janar.

Kalendari historik, 9 janar

Çfarë ka ndodhur më 9 janar?

  • 9 janar 1900 – Përfundoi në Egjipt hekurudha e Kajros dhe nisi të shërbejë treni i parë.
  • 9 janar 1916 – Morën fund Betejat e Seddulbahirit, ndër të fundit dhe më të mëdhatë e Luftës së Çanakalasë.
  • 9 janar 1936 – Fakulteti i Historisë, Gjeografisë dhe Filologjisë së Universitetit të Ankarasë u përurua me një ceremoni madhështore, ku i pranishëm ishte edhe Ataturku. “Rinia turke është ajo që do të rindërtojë kulturën botërore, e cila duket se është kalbur”, deklaroi në këtë ceremoni ministri i atëhershëm i Arsimit Kombëtar të Turqisë, Saffet Arikan.
  • 9 janar 1951 – U inaugurua selia e Kombeve të Bashkuara. Edhe pse ndodhet në Nju-Jork, brenda territoreve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, selia e OKB-së konsiderohet territor ndërkombëtar nën juridiksion e legjislacionit lokal, shtetëror dhe federal.
  • 9 janar 1991 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit dhe reklamimit të produkteve të tij në mjetet e transportit publik.


Lajme të ngjashme