Kalendari historik, 8 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 8 janar.

Kalendari historik, 8 janar

Çfarë ka ndodhur më 8 janar?

  • 8 janar 1916 - Forcat Aleate nuk arritën të thyejnë rezistencën e Ushtrisë Osmane në Çanakala. Pas humbjes, ato filluan të tërhiqen nga gadishulli i Galipolit. Komandanti i Forcave Detare të Anglisë, admirali Uinston Çërçill (Winston Churchill) dha dorëheqjen nga detyra për shkak të dështimit. 
  • 8 janar 1642 - Astronomi italian, Galileo Galilei, humbi jetën në burg.
  • 8 janar 1945 - U inaugurua porti detar i Iskenderunit (Aleksandretës), që është nënprefektura e dytë më e madhe e Hatajit (Hatay) nga aspekti i numrit të banorëve. Ky është porti detar i katërt më i madh i Turqisë. 
  • 8 janar 1960 - U përurua Diga Hërfanllë (Hırfanlı Barajı), e cila është ndërtuar mbi lumin Këzëllërmak (Kızılırmak). Ajo është njëra prej disa digave të mëdha të Turqisë.
  • 8 janar 1986 - Këshilli i Arsimit të Lartë të Turqisë u dha titullin e “Profesorit” 8 artistëve, disa nga të cilët ishin: Jëlldëz Kenter (Yıldız), Hikmet Shimshek (Şimşek) dhe Nevit Kodallë (Kodallı).


Lajme të ngjashme