Kalendari historik, 7 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 janar.

Kalendari historik, 7 janar

Çfarë ka ndodhur më 7 janar?

  • Si sot në vitin 1610, astronomi italian, Galileo Galilei zbuloi 3 satelitët e Jupiterit, të cilët i emëroi me emra mitologjikë, “Io”, “Europa” dhe “Ganymed”. 

  • Në 7 janar të vitit 1789 u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku zgjedhësit votuan për delegatët, ndërsa këta të fundit zgjodhën për president të parë, Xhorxh Uashingtonin (George Washington).

  • Në vitin 1927 u zhvillua biseda e parë telefonike transoqeanike nga Nju-Jorku drejt Londrës.

  • Në 7 janar të vitit 1946 u themelua Partia Demokrate (PD). Xhelal Bajar (Celal Bayar), Adnan Menderes, Fuad Këprëly (Köprülü) dhe Refik Koraltan, të cilët u ndanë nga Partia Popullore Republikane (CHP), aplikuan për themelimin e Partisë Demokratike.

  • Në vitin 1953 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Heri Truman (Harry Truman) njoftoi se vendi i tij ka zhvilluar bombën e hidrogjenit.

  • Si sot në vitin 1946 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) hyri në përdorim kompjuteri i parë i suksesshëm i shpejtësisë së lartë i quajtur “Eniac”, i cili ishte njëri prej hapave të mëdhenj të hedhur në drejtim të kompjuterit elektronik-digjital dhe që u përdor deri në vitin 1955.



Lajme të ngjashme