Kalendari historik, 6 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 janar.

Kalendari historik, 6 janar

Çfarë ka ndodhur më 6 janar?

  • Telegrafi, që është një zbulim i madh në fushën e komunikimit dhe që llogaritet si hapi i parë i arritjeve teknologjike të ditëve të sotme, për herë të parë u prezantua nga ana e Samuel Morse në vitin 1838.
  • Si sot në vitin 1921 u zhvillua Beteja e Parë e Inonusë. Beteja e parë e ushtrisë së rregullt turke, e cila kishte filluar luftën kombëtare për të dëbuar armiqtë nga territoret e pushtuara , ishte Beteja e Inonusë, që përfundoi me fitoren e turqve.  
  • Në vitin 1956, Turqia fitoi vendin e parë në konkursin e shfaqjeve (akrobacive) ajrore të organizuara në Kanada me pjesëmarrjen e 14 vendeve.   
  • Në vitin 1960 u hodhën themelet e Rafinerisë së Mersinit. Gjatë ndërtimit të rafinerisë u përdorën 15 mijë tonë çelik. Kapaciteti ditor përpunues i rafinerisë është 9 mijë tonë naftë bruto.
  • Shitblerja e lirë e devizave, mbajtja e të cilave në Turqi ka qenë e ndaluar, ka filluar si sot në vitin 1984. 


Lajme të ngjashme