Kalendari historik, 5 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 5 janar.

Kalendari historik, 5 janar

Çfarë ka ndodhur më 5 janar?

 

  • Si sot në vitin 1809 u nënshkrua Marrëveshja e Paqes e Çanakalasë (Kale-i Sultaniye Anlaşması), e cila i dha fund luftës që kishte nisur në vitin 1807 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Britanisë së Madhe.
  • Në vitin 1889 fizikani gjerman Martin Brendel për herë të parë arriti të fotografojë fushat energjetike përreth njerëzve (aurat).
  • Në 5 janar të vitit 1922 u çlirua nga pushtimi i armikut qyteti i Adanasë në kuadër të luftës kombëtare që vazhdonte në Anadoll.
  • Në vitin 1929 Qeveria Turke bleu dhe shtetëzoi linjat hekurudhore Anadoll-Bagdad dhe Mersin-Tarsus, të ndërtuara në vitin 1883 me kapital të përbashkët turk, anglez dhe francez e që më pas ishin blerë dhe administruar nga Banka Gjermane.
  • Si sot në vitin 1959 u botua në revistën më prestigjioze të botës “Physical Review” studimi me titull “Teoria e re mbi relativitetin e përgjithshëm” i fizikanit turk, Huseyin Yilmaz, inteligjenca e të cilit u zbulua nga një mësues deri sa Huseyin ishte duke punuar si çoban në fshatin Acipayam të Denizlisë. Fillimisht ai u shkollua në Turqi pastaj në Boston të ShBA-së dhe e shënoi emrin e tij në historinë e shkencës.
  • Në 5 janar të vitit 1993 muzetë arkeologjike të Stambollit u vlerësuan me çmimin "Muzeu i vitit", një çmim që ndahet çdo vit nga Këshilli i Evropës.


Lajme të ngjashme