Koment - Mbrojtja dhe satelitët kombëtarë

Vlerësimi i ekspertit turk, Tarkan Zengin në lidhje me rëndësinë që u kushton Turqia projekteve hapësinore për të rritur ndikimin e saj frenues dhe shkëshillues në ekuilibrat botërorë.

uydu.jpg
uydu.jpg
uydu.jpg
göktürk-1 uydusu.jpg
10-11/Files/UploadedImages/5229625845okturk2uydusugktrk2.jpg

Mbrojtja dhe satelitët kombëtarë të Turqisë

Nga Tarkan ZENGİN*

Për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tyre shtetet bëjnë investime të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes. Një nga vendet e rëndësishme që investon me synimin për të pasur ndikim shkëshillues e parandalues në ekuilibrat e forcave në botë është edhe Turqia. Në vitin 2014 Turqia renditej në mesin e 15 vendeve me shpenzimet më të mëdha ushtarake. Kurse në vitin 2017 ajo shpenzoi për mbrojtjen 29 miliardë lira turke (rreth 6,5 miliardë dollarë). Niveli i shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare është 4,62% e buxhetit qendror. Duke qenë se ndodhet në një hapësirë gjeografike të rëndësishme, Turqia ndikohet nga risqet rajonale. Ndërkohë Turqia bën një luftë totale me PKK, PYD/YPG, DAESh, DHKP-C dhe shumë organizata terroriste të armatosura. Si rrjedhim gjatë kësaj përpjekjeje me organizatat terroriste është bërë e domosdoshme përdorimi i prodhimeve dhe sistemeve mbrojtëse sipas nevojave e kërkesave teknologjike. Vitet e fundit Turqia ka hedhur hapa të rëndësishëm në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve të mbrojtjes dhe arritjet në këtë drejtim vijnë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

Vendi që zë prodhimi vendor në këtë sektor nga 20% që ka qenë në vitin 2004, kur në industrinë e mbrojtjes filloi të zbatohet modeli i prodhimit kombëtar dhe vendor, sot është mbi nivelin e 65%. Në disa projekte strategjike, siç janë mjetet ajrore pa pilot, raporti i prodhimit vendor është rritur më 90%. Turqia është shndërruar në një nga vendet e pakta në botë që i prodhon vet shumë produkte të industrisë së mbrojtjes. Për shembull, Turqia është një nga tre vendet në botë që prodhon produktet e njohura si dronët kamikazë (Alpagu, Kargu). Në teknologjitë e Mjeteve Ajrore pa Pilot (dron) Turqia ka hyrë në gjashtë vendet e para në botë që ka zhvilluar dhe prodhon me mundësitë e veta edhe platformat për ngritjen, uljen dhe qëndrimin e avionëve dhe të sistemeve të nevojshme avionike, ashtu edhe bombat inteligjente (të drejtuara) dhe Mjetet e Fluturimit pa Pilot të Armatosura (SIHA). Turqia nuk prodhon vetëm për të përballuar nevojat e saj në industrinë e mbrojtjes, por ajo prodhimet i eksporton edhe tek vendet mike dhe aleate. Sot Turqia është një vend që shet jashtë shtetit anijet e saj kombëtare, helikopterin prodhim kombëtar, mjete të blinduara, anije patrulluese, mjete ajrore pa pilot (dronë), sisteme të mbrojtjes kundërajrore, raketa, sisteme të komunikimit, drejtimit dhe komandimit ushtarak.

 

Në vitin 2002 Turqia me një buxhet rreth 5,5 miliardë dollarë zhvillonte në fushën e mbrojtjes 66 projekte, kurse sot vendi e ka rritur afërsisht 11 herë buxhetin për projektet e mbrojtjes, duke e çuar atë në 60 miliardë dollarë dhe po ashtu ka nëntëfishuar edhe numrin e projekteve, dhe sot ajo zhvillon mbi 600 projekte në këtë sektor. Për shembull, Arma Kombëtare e Këmbësorisë tani ka ardhur në fazën e prodhimit në seri. Momentalisht pushka kombëtare e këmbësorisë përdoret nga efektivat e Forcave të Armatosura Turke (TSK), Xhandarmërisë dhe Policisë si dhe nga shoqëruesit e afërt të autoriteteve të larta shtetërore. Vetëm gjatë 4 viteve të fundit 46 sisteme të Mjeteve Ajrore pa Pilot të Armatosura (TB2) kanë kryer në qiell rreth 60.000 orë fluturim në kuadër të luftës kundër terrorit dhe në operacionet përtej kufirit.

SATELITËT KOMBËTARË 

Përmes satelitëve Turqia ka fituar edhe përvojë hapësinore. Sateliti vëzhgues RASAT i prodhuar në Turqi u lëshua në hapësirë në vitin 2011, sateliti vëzhgues Gokturk-2 në vitin 2012, sateliti vëzhgues Gokturk-1 në vitin 2016. Këta satelitë janë ende në përdorim dhe vazhdojnë ti kryejnë me sukses misionet e tyre. Një nga dobitë e rëndësishme të këtyre satelitëve është mbështetja që u japin ata Forcave të Armatosura Turke dhe atyre të rendit në operacionet antiterroriste duke u ofruar pamje satelitore. Krahas këtyre arritjeve, Turqia ka krijuar edhe Qendrën e Integrimit dhe Testimit të Sistemeve Satelitore (USET). Në këtë qendër vazhdojnë punimet për ndërtimin e satelitit të parë kombëtar të Turqisë në fushën e komunikimit, Turksat 6A, i cili do të vendoset në orbitë në vitin 2020. Sateliti “Gokturk-1” duhej të dërgohej më herët në hapësirë, por kjo u pengua për shkak të presionit që Izraeli i bëri kompanisë franceze. Si rrjedhim sateliti “Gokturk-1” u lëshua në hapësirë 4 vite pas dërgimit të satelitit “Gokturk-2”. Qëllimi kryesor i satelitit “Gokturk-1” është të sigurojë pamje me rezolucion të lartë për të mbledhur pa asnjë kufizim të dhëna ushtarake nga çdo rajon i botës. Por disa pjesë të satelitit “Gokturk-1”, si për shembull: sistemi i kamerave dhe pajisjet kritike elektro-optike, i siguronte Izraeli, i cili pengoi dërgimin në hapësirë të satelitit duke ushtruar presion mbi kompaninë franceze, pasi nuk donte që Turqia të zotëronte një teknologji të tillë. Përveç kësaj Izraeli kërkoi që sateliti “Gokturk-1” të mos merrte pamje kur të kalonte mbi territorin e Izraelit. Kurse Turqia kërkoi nga kompania franceze garanci për të mos u përballur me kufizime të tilla në marrjen e pamjeve. Me refuzimin e kërkesës së Turqisë, kjo e fundit e pezulloi pagesën. Dhe kur Turqia lëshoi në hapësirë në vitin 2012 nga Kina satelitin “Gokturk-2”, pajisjet dhe programet kompjuterike të të cilit mbanin firmën e inxhinierëve turq, kompania u detyrua të bëjë hap prapa.

 

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank ka deklaruar se Agjencia Hapësinore e Turqisë do të krijohet këtë vit. Fusha e aktivitetit të agjencisë do të jetë kjo: koordinimi i projekteve hapësinore që zhvillohen në Turqi; përgatitja e burimeve njerëzore që do të punojnë në këto projekte; fillimi i punimeve për përgatitjen e astronautëve turq. Raportohet se në kuadër të programit për 100 ditët e para Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë brenda këtij viti do të themelojë agjencinë dhe përfundojë punimet që kanë të bëjnë me strukturimin dhe organizimin institucional. Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Varank sqaron se Agjencia Hapësinore e Turqisë do të koordinojë punimet që do të bëhen në nivel kombëtar në fushën e teknologjive hapësinore dhe zhvillojë marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu që krijimi i agjencisë ka një rëndësi shumë të madhe për koordinimin e punimeve që do të zhvillojë Turqia në të ardhmen në këtë fushë.

*Drejtor i Trajnimeve të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Ushtarak Turk, Ankara

Shqipëroi: Serdar HÜSEYNİ, Përgjegjës i Redaksisë së Gjuhës Shqipe pranë Radio “Zëri i Turqisë”, Departamenti i Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme