Koment - Papunësia është problemi më i madh i Ballkanit

Vendet e Ballkanit prej një kohe të gjatë përballen me stanjacion ekonomik.

Koment - Papunësia është problemi më i madh i Ballkanit

Agjenda Ballkanike – Papunësia është problemi më i madh i Ballkanit

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili vepron në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit shumëpalësh midis vendeve të Ballkanit, ka publikuar raportin lidhur me një sondazh publik që ka realizuar nën emrin "Barometri Ballkanik 2018" dhe bëri prezantimin e tij në Bruksel më 6 korrik 2018. Ky studim përbëhet nga dy publikime të ndara, “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Kompanisë”, dhe paraqet të dhëna për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shtatë vende të Ballkanit dhe “mat pulsin” e këtij rajoni.

Vendet e Ballkanit prej një kohe të gjatë përballen me stanjacion ekonomik. Sipas mesatares së rritjes reale ndër vitet 2009-2014, ekonomitë e Kroacisë dhe Serbisë janë tkurrur, kurse Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia mundën të rriten në mënyrë që ngelet nën 1%. Pas kësaj periudhe duket se rritja ekonomike në vendet e këtij rajoni filloi të gjallërohet përsëri.

Barometri Ballkanik 2018 tregon se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përmirësohen. Maqedonia, e cila po kalon nga trazira të ngjeshura politike, gjatë vitit 2017 nga aspekti real mundi të rritet vetëm 0,5%. Edhe rritja 1,9% e Serbisë në mënyrë relative ishte në nivel më të ulët. Ndërsa vendet e tjera të rajonit në vitin 2017 patën sukses dhe u rritën në nivelin mbi 3%. Mali i Zi, me një rritje ekonomike prej 4,4%, ishte vendi me rritjen më të lartë ekonomike ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Sipas Barometrit Ballkanik, me kushtin për të gjallëruar tregun e fuqisë punëtore në periudhë afatmesme, Ballkani Perëndimor si një rajon i tërë pritet të kapi një rritje prej 4%.

Për fat të keq në shumë vende të Ballkanit papunësia vazhdon të jetë në një nivel tepër të lartë. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (International Labour Organization ILO) papunësia në Kosovë ishte 31%, në Bosnjë-Hercegovinë 26%, në Maqedoni 23%, në Malin e Zi 16% dhe në Serbi e Shqipëri ishte në nivelin 14%. Ndërkaq tërheq vëmendjen papunësia në nivelin 50% tek të rinjtë në shumë vende të Ballkanit. 

Sipas rezultateve të Barometrit Ballkanik papunësia dhe gjendja e përgjithshme ekonomike janë problemet kryesore të vendeve të Ballkanit. Në pulsin e matur nga ana e Barometrit Ballkanik mbi 6 mijë persona në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, si problem kryesor 61% tregojnë papunësinë, 46% problemet ekonomike dhe 29% korrupsionin.

 

63% e atyre që u përfshinë në anketë nuk janë të kënaqur nga ecuria ekonomike kombëtare ndërsa 44% nuk janë të kënaqur nga të ardhurat e personave në familje. 22% e pjesëmarrësve mendojnë se vitin e ardhshëm gjendja do të përkeqësohet ndërsa 30% janë të shqetësuar se mund të humbin vendin e punës.

Barometri Ballkanik publikoi edhe të dhënat e tjera që tregojnë vështirësitë e tjera social-ekonomike në vendet e Ballkanit. Përafërsisht 21% e të anketuarve në nivel rajonal nuk mund të paguajnë faturat ndërsa 15% nuk mund të paguajnë këstet e kredisë. Gjithashtu 19% e tyre bëjnë të ditur se gjatë periudhës së dimrit nuk mund të ngrohin mjaftueshëm shtëpinë ndërsa 39% mendojnë se mund të konsiderojnë emigrimin jashtë vendit. 70% e të anketuarve mendojnë se ‘humnera’ ndërmjet të pasurve dhe të varfërve rritet gjithnjë e më shumë.   

Në vendet e Ballkanit përgjithësisht vazhdon mbështetja në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në nivel rajonal 49% e popullit mendon se hyrja në BE është diçka e mirë, 30% mendon se nuk as mirë as keq, ndërsa 15% mendon se është e keqe. E parë në rang vendor bien në sy ndryshime të rëndësishme. Për shembull, në Serbi vetëm 29% e popullsisë e sheh anëtarësimin në BE si diçka e mirë kurse në Shqipëri dhe Kosovë kjo shifër arrin në 84%. Shumica e tyre e shohin anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një liri nga aspekti i udhëtimit, mirëqenies ekonomike dhe arsimit e punimit brenda Unionit.  

64% e popullit të gjashtë vendeve të Ballkanit nuk kanë besim mjaftueshëm tek gjykatat dhe gjyqësori. Kurse niveli i atyre që besojnë se ligjet përdoren në mënyrë efektive, në nivel rajonal mbetet në një shifër të ulët si 26%. Ndërkaq 70% e të anketuarve besojnë se nuk bëhet një luftë efektive ndaj korrupsionit.

Këto shifra tregojnë se 6 vendet e Ballkanit në fjalë duhet të bëjnë përmirësime në fushën e sundimit të ligjit dhe mirëqeverisje.

Barometri Ballkanik ndan me lexuesit edhe nivelin e pëlqimit të qytetarëve ndaj arsimit, shërbimeve publike, infrastrukturës së transportit si dhe në disa fusha të tjera. Por brenda të gjitha këtyre në plan të parë dalin problemet në lidhje me tregun e forcës punëtore dhe qeverisjen e mirë. Duke bërë reforma në këto dy fusha mund të përfitohen suksese të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në fjalë.

Nga Dr. Erhan Turbedar             

 

 



Lajme të ngjashme