Koment - Pasqyrimet rajonale dhe globale të vizitës së Presidentit Putin

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Turqi më 28 shtator për të biseduar çështje të rëndësishme me në krye marrëdhëniet dypalëshe dhe krizat rajonale.

Koment - Pasqyrimet rajonale dhe globale të vizitës së Presidentit Putin

Marrëdhëniet Turqi-BE/ Pasqyrimet rajonale dhe globale të vizitës së Presidentit Putin

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Turqi më 28 shtator për të biseduar çështje të rëndësishme me në krye marrëdhëniet dypalëshe dhe krizat rajonale. Brenda vitit 2017 kjo ishte mbledhja e 5-të e realizuar ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoçan) dhe Vladimir Putin. Sipas deklaratave të pasqyruara në media, liderët e dy vendeve siguruan konsensus në lidhje me krizat në Irak dhe Siri, shitjen e raketave s-400, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë dhe çështjet e sektorit të energjisë.

Por kur këto bisedime vlerësohen nga aspekti i kohës në të cilën janë zhvilluar dhe nga aspekti i zhvillimeve koniunkturale të rajonit, vihet re se mesazhet e dhëna në samite dhe pasqyrimet e tyre në rajon, përmbajnë një rëndësi më të madhe sesa brendësia e tyre. Takimet dypalëshe që bëhen në procesin e vendosjes së sistemeve të mbrojtjes S-400 dhe pas referendumit të mbajtur në veri të Irakut japin mesazhe të rëndësishme për sa i përket marrëdhënieve turko-ruse.

Referendumi i zhvilluar në veri të Irakut, në prag të samitit (turko-rus), jo vetëm që nuk ofron zgjidhje për problemet në rajon por nuk shërben për asgjë tjetër veçse të shtojë një problem të ri dhe më kërcënues në hapësirën gjeografike që aktualisht përballet me shumë shqetësime. Kjo strukturë e egër, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të krijojnë në brezin e terrorit PKK-PYD në veri të Sirisë, përreth Turqisë, kuptohet nëpërmjet zhvillimeve që shfaqen duke u munduar ta bashkojnë me veriun e Irakut. Krahas kësaj, është e qartë që referendumi në veri të Irakut nuk mund të mbahet pa një mbështetje të fuqishme të jashtme. Sepse të gjitha shtetet dhe popujt e rajonit kanë dalë kundër këtij referendumi.

 

Strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndjek në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, që kanë potencialin të rrethojnë dhe dislokojnë Turqinë, për shkak se përmban kërcënime kundrejt tërësisë territoriale të Turqisë, e shqetëson shumë Ankaranë. Samiti turko-rus, para së gjithash përfaqëson bashkëpunimin dhe kërkimin e një sistemi alternativ kundër planifikimit të njëanshëm dhe kolonist që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të krijojnë në veri të Sirisë dhe veri të Irakut.  Si në deklaratat e Presidentit Erdoan ashtu edhe në deklaratat e Putinit, është shprehur fakti se palët zotërojnë një botëkuptim të ngjashëm në lidhje me çështjet rajonale dhe çështjet që i interesojnë marrëdhënieve dypalëshe. Ata bënë të ditur se për zgjidhjen e krizës së Sirisë është arritur në një marrëveshje për krijimin e zonave jokonfliktuale. Vendimet e marra në këtë kuadër, për tu vënë në zbatim në Idlib, kanë vënë në veprim Turqinë, Rusinë dhe Iranin. Ndërkaq liderët e dy vendeve (Erdoan-Putin) bënë të ditur se janë kundër referendumit të jashtëligjshëm të mbajtur në veri të Irakut.

Në një koniunkturë të tillë rajonale, blerja sistemeve të mbrojtjes S-400 të Turqisë nga Rusia, tregon se Ankarasë, nga pikëpamja strategjike, nuk i mungon alternativa. Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe strategjike që Ankaraja ka zhvilluar me Moskën, në të njëjtën kohë përmbajnë edhe cilësinë e një mesazhi reagues ndaj aleatëve tradicionalë të Turqisë si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ky mesazh bën të ditur vendosmërinë e vullnetit për të krijuar marrëdhënie të barabarta në kuadër të interesave kombëtare dhe parimeve të reciprocitetit të Turqisë me aleatët e saj.

Strategjia që Turqia ndjek për ekuilibrin e fuqisë bëhet sipas interesave kombëtare. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë që Turqia ka hequr dorë nga një paradigmë sistematike që ka funksion shumë dimensionesh të krijimit të politikës dhe i është drejtuar një politike të jashtme me një drejtim.  Kjo është më shumë zbatimi i modelit të kompartmentalizimit (ndarjes në pjesë) në politikën e jashtme, në mënyrë që problemet e marrëdhënieve dypalëshe të vështira për tu zgjidhur të lihen për një kohë të mëtejshme dhe të kërkohet zgjidhje politike me ato vende me të cilat mund të zgjidhen.



Lajme të ngjashme