Koment – Përse është i rëndësishëm Unioni Doganor?

Përditësimi i marrëveshjes së Unionit Doganor ndërmjet Turqisë dhe BE-së është i rëndësishëm për të dyja palët dhe duhet vlerësuar në aspektin ekonomik dhe ajo atë politik, thotë akademiku turk, Erdal Tanas KARAGÖL.

Tır gümrük.jpg

Ekonomia Botërore – Rëndësia e Unionit Doganor

 - Nga Prof. Dr. Erdal Tanas KARAGÖL -

Unioni Doganor, një nga hapat më të rëndësishëm që është hedhur në procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), është një nga temat që kohët e fundit po zë një vend të gjerë në rendin e ditës. Unioni Doganor ka hyrë në fuqi vitin 1995 dhe ka një rëndësi kritike në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Me përfshirjen e Turqisë në këtë union marrëdhëniet ekonomike Turqi-BE fituan një dimension të ri. Sot, 48,5% e të gjithë eksportit të Turqisë realizohet në drejtim të vendeve të bashkimit Evropian dhe ky është një tregues i ecurisë pozitive të marrëdhënieve.

Nëse e shikojmë çështjen nga aspekti i Bashkimit Evropian, vihet re se edhe vendet e Unionit realizojnë në Turqi eksporte në sasi të mëdha. Në vitin 2016 vendet e Bashkimit Evropian (BE) bënë në Turqi eksporte në vlerën 77,5 miliardë dollarë. Gjithashtu bie në sy veçanërisht se Turqia, një partnere e rëndësishme e tregtisë së jashtme të këtyre vendeve, në vitin 2016 arriti të ketë me vendet anëtare (të BE-së) një vëllim tregtar të jashtëm prej 145 miliardë dollarësh. Mund të themi se Turqia, partnerja e 5-të e Bashkimit Evropian në tregtinë e jashtme, pas Amerikës, Kinës, Rusisë dhe Zvicrës, ka një rëndësi shumë kritike për ekonomitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.  

 

Në themelin e marrëdhënieve ekonomike të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, e cila është anëtare e Unionit Doganor prej 22 vjetësh, qëndron koncepti i bashkëpunimit reciprok. Por mosqenia mjaftueshëm i aftë i Unionit Doganor, për të prodhuar zgjidhje për problemet aktuale, paraqet nevojën për përditësimin dhe thellimin e marrëveshjet e protokolleve të mëparshme. Me synimin për të rritur bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian, për të eliminuar sa më shumë që të jetë e mundur problemet aktuale dhe për të thelluar edhe më shumë Union Doganor Turqia përpiqet të hedhë çdo lloj hapi të mundshëm konstruktiv dhe e shpreh haptazi dëshirën e saj në këtë drejtim

Në këtë kontekst është e rëndësishme arritja e konsensusit për revizionimin e marrëveshjes që është bërë në maj të vitin 2015-ës me Bashkimin Evropian për Unionin Doganor. Qëllimi i vetëm i këtij revizioni është që marrëdhëniet ekonomike BE-Turqi të arrijnë në një nivel më të avancuar përmes një integrimi më gjithëpërfshirës.

Në Unionin Doganor aktual vëmë re se ndaj qytetarëve turq vazhdojnë ende praktika të tilla si: detyrimi për t’u pajisur me viza dhe kuotat e transportit. Një prej objektivave më të rëndësishme të revizionit që do të bëhet do të jetë eliminimi i këtyre problemeve dhe të tjerave të ngjashme me këto

Nëse do ta trajtonim në një mënyrë më të detajuar çështjen, ajo që synohet me thellimin e marrëveshjes së Unionit Doganor është sigurimi i pjesëmarrjes së Turqisë në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian, që ka një përfshirje më të gjerë se sa vet Unioni Doganor. Objekt i tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Unionit që është krijuar në vitin 1995, janë vetëm produktet industriale dhe produktet e përpunuara bujqësore. Por me thellimin e Unionit Doganor krahas mallrave mendohet të sigurohet lëvizja e lirë edhe e njerëzve dhe shërbimeve.

Me liberalizimin e tregtisë së shërbimeve planifikohet që sektorit i shërbimeve të Turqisë të hapet ndaj konkurrencës së Bashkimit Evropian. Për Turqinë, ku sektori i shërbimeve përbën 70% të ekonomisë së vendit, mund të themi se kjo çështje ka një rëndësi shumë kritike. Së bashku me të drejtën për lëvizje të lirë nënshtetasit turq nuk do të jenë të detyruar të marrin vizën Schengen. Pritet që kjo të ndikojë pozitivisht edhe në të ardhurat që sigurojnë palët nga turizmi.  

 

Në këtë situatë, kur në rend të ditës ka zërë vend thellimi dhe zhvillimi i Unionit Doganor, bien në sy deklaratat politike të kancelares gjermane Angela Merkel. Por duket qartë se këto deklarata nuk kanë cilësi konstruktive, as në emër të tregtisë ndërkombëtare dhe as në emër të ekonomisë globale.

Në një periudhë të tillë, kur Bashkimi Evropian po përpiqet të përkufizojë përsëri veten pas vendimit të Anglisë për t’u larguar nga Unioni (Brexit), BE-ja duhet që të jetë më e ndjeshme dhe më racionale në drejtim në përcaktimit të partnerëve tregtarë dhe përforcimit të marrëdhënieve aktuale me partnerët e saj.

Procesi i gjatë prej vitesh i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian edhe pse nuk ka arritur të jetë cilësor në aspektin politik, duket qartë që çështja nuk qëndron kështu kur bëhet fjalë për pasqyrimet e tij në fushën e ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian kanë një të shkuar më rrënjësore në krahasim me marrëdhëniet politike.

Vendosja e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian në një themel më të shëndoshë është e rëndësishme edhe për të ardhmen e vendeve të BE-së, edhe për marrëdhëniet tregtare që Turqia kërkon të zhvillojë. Për këtë arsye, debatet lidhur me përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor, në vend të aspektit politik duhen vlerësuar më shumë nga perspektiva ekonomike.



Lajme të ngjashme