Turqia prodhon me mundësitë e veta kompletin e parë kombëtar për drejtim të përpiktë (të bombave)

Turqia prodhon me mundësitë e veta kompletin e parë kombëtar për drejtim të përpiktë (të bombave)

Turqia, ndërsa mundohet të garantojë sigurinë e saj kombëtare kundër kërcënimeve të ndryshme dhe vazhdon të luftojë me organizatat terroriste, në periudha të caktuara ajo përballet me embargon e aleatëve në armatim dhe municion. Asaj i nxjerrin probleme në përdorimin e produkteve që i ka blerë me paratë e saj. Vetëm se Turqia ka arritur të jetë e suksesshme duke ditur ta kthejë në mundësi çdo krizë me të cilën përballet në këtë kontekst. Të ashtuquajturit aleatë i bëjnë bisht shitjes së mjeteve ajrore pa pilot (dronëve). Mirëpo Turqia i prodhon me mundësitë e veta mjetet ajrore pa pilotë, për të cilat ajo ka nevojë. Të ashtuquajturit aleatë nuk duan që ti sheshin Turqisë ‘dronë kamikazë’. Por Turqia jo vetëm që prodhon për nevojat e saj, por ka arritur në atë pikë sa që të shesë edhe tek vendet e tjera dronë të tillë. Kur të ashtuquajturit aleatë nxjerrin pengesa në lidhje me Kompletet e Drejtimit të Përpiktë (HGK), që i shndërrojnë bombat që përdoren nga avionët luftarakë në “bomba inteligjente”, Turqia fillon prodhimin në seri. Për më shumë dëgjoni vlerësimin e ekspertit turk, Tarkan Zengin, drejtor i Trajnimeve të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Ushtarak të Turqisë, përshtatur për radio nga Serdar HÜSEYNİ.