Shkodër - Marshim kundër krimit, komunitetet fetare: Çarmatosuni, mos qëlloni!

Shkodër - Marshim kundër krimit, komunitetet fetare: Çarmatosuni, mos qëlloni!

Qindra qytetarë u bënë bashkë në Shkodër të Shqipërisë dhe marshuan kundër krimit nga pedonalja përpara bashkisë e deri në qendër të qytetit, për të dhënë mesazhe paqeje e bashkimi. “Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës” ishte pankarta që udhëhoqi këtë ecje që bashkoi qindra qytetarë, klerikë e përfaqësues të politikës.