Partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Disa parti opozitare të tubuara rreth Frontit Demokratik thonë se deri në fund të këtij viti do të mbledhin 60 mijë nënshkrime për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kërcënohet me jetë kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq.

Italia kërkon nga Mali i Zi që të pranoj refugjatët e ngujuar në anijen Dikoti (Dicotti) që ndodhet në Sicili.

Realizohet një kërkesë e hershme e shqiptarëve në Mal të Zi. Komuna e Tuzit bëhet komunë e pavarur.

Thellohet bashkëpunimi midis qyteteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Vullnetarët e tubuar rreth agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA ndihmojnë adaptimin e shkollës në Dinoshë të Malësisë.

Lidhur me këto zhvillime na njofton me gjerësisht nga Mali i Zi korrespondentja jonë atje, Vera Alibegu Katana.