Agjenda Ballkanike – Ballkanasit, ‘të tjerët’ e Evropës

Agjenda Ballkanike – Ballkanasit, ‘të tjerët’ e Evropës

Gjeografia e Ballkanit nuk ka pasur një emër të përbashkët deri në fillim të shekullit të 19-të dhe është përmendur me emra të ndryshëm. Ai që e ka përdorur për herë të parë këtë emër (Ballkan) është gjeografi gjerman August Johann Zeune, i cili duke u frymëzuar nga Malet Ballkanit, të cilat e ndajnë horizontalisht në dy pjesë Bullgarinë, e emërtoi rajonin në vitin 1809 si rajoni i Ballkanit.