Turqi-Irak zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi

Stërvitja ushtarake turko-irakiane | Në stërvitjen e filluar nga ushtria turke në kufirin irakian marrin pjesë edhe trupa të Irakut.

Stërvitja ushtarake turko-irakiane

Vazhdojnë stërvitjet e Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) të filluara më 18 shtator në afërsi të vendkalimit kufitar Habur në nënprefekturën Silopi të Sirnakut. Këto stërvitje që zhvillohen në zonën përballë parkut të maunave që ndodhet afërsisht 3km larg nga vendkalimi kufitar Habur me Irakun, kanë hyrë në ditën e nëntë. Në fazën e tretë të stërvitjeve Forcave të Armatosura të Turqisë iu bashkëngjitën edhe njësitë e Forcave të Armatosura të Irakut.


Fjalët Kyçe: stërvitje ushtarake , stërvitje e përbashkët ushtarake , Turqi , Sirnak , Silopi , Habur , vendkalimi kufitar , Forcat e Armatosura të Irakut , FAT , Forcat e Armatosura të Turqisë