Tiranë - Shefi i diplomacisë turke vlerësohet me çmimin "Doctor Honoris Causa"

Mevlut Çavusoglu në Shqipëri | "Do të punojmë së bashku për rritjen e marrëdhënieve nën çatinë e NATO-s. Një nga fushat e bashkëpunimit tonë është kultura dhe arsimi. Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare. Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve", deklaroi në Tiranë ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Mevlut Çavusoglu në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka vizituar të martën Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve "Mehmet Akif Ersoy" në Shkencë dhe Art, ku ai është nderuar me çmimin "Doctor Honoris Causa", ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.


Fjalët Kyçe: Shqipëri , Tiranë , Universiteti Mehmet Akif Ersoy , çmimi Doctor Honoris Causa , Mevlut Çavusoglu