Si do të funksionojë procesi zgjedhor në Turqi

Zgjedhjet në Turqi | Në 24 qershor 2018 në Turqi do të mbahen në një ditë zgjedhjet legjislative dhe presidenciale. Këto zgjedhje do të hapin një epokë të re në vend.

Zgjedhjet në Turqi

Sipas mocionit që i kanë paraqitur Kryesinë së Kuvendit AK Parti dhe MHP, zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, 24 qershor 2018. Numri i deputetëve në parlamentin e ri nga 550 do të rritet në 600. Këtej e tutje zgjedhjet legjislative dhe presidenciale do të mbahen në të njëjtën ditë, një herë në 5 vjet dhe jo në 4. Me këto zgjedhje Turqia kalon në sistemin presidencial. Kandidat për President mund të nxjerrin grupet e partive politike, partitë që në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kanë marrë vetëm ose së bashku (me koalicionin) të paktën 5% të votave të vlefshme si dhe të paktën 100 mijë zgjedhës. Për presidentin do ti sillet titulli “kryetari i shtetit” dhe do ti jepet kompetenca e ekzekutivit. Ndihmëspresidentët dhe ministrat do të emërohen nga Presidenti. Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk arri të sigurojë shumicën e thjeshtë (50%+1), atëherë votimi për balotazhin do të mbahet të dielën e dytë pasuese (8 korrik 2018). Kuvendi (TBMM) mund të vendosë për përsëritjen e zgjedhjeve me një shumicë 3/5 të numrit të përgjithshëm (600) të deputetëve.


Fjalët Kyçe: Kuvendi i Madh Popullor të Turqisë (TBMM) , Partia Republikane Popullore (CHP) , Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) , AK Parti , zgjedhjet e 24 qershorit , zgjedhjet në Turqi , zgjedhjet e parakohshme