Shën-Sofia e Çukurovës

Xhamia Ala | Pas përfundimit të restaurimit do të hapet për besimtarët Xhamia Ala në nënprefekturën Kadirli të varur nga prefektura Osmaniye dhe që nga 1924 e këtej ka qëndruar e mbyllur.

Xhamia Ala

Xhamia Ala ndodhet në qytezën Kadirli të prefekturës Osmaniye. Gjatë historisë së saj rreth 1.800-vjeçare objekti ka shërbyer si manastir dhe xhami. Ndërsa që nga viti 1924 e këtej ka qenë i mbyllur për ibadet (për tu falur). Me përfundimin e punimeve restauruese objekti do të vihet sërish në shërbim të qytetarëve edhe si objekt kulti, edhe si muze.

Xhamia është ndërtuar në shekullin e dytë të periudhës së Perandorisë Romake dhe rreth pas 300 vjetëve në kohën e Perandorisë Bizantine i janë bërë shtesa dhe është kthyer në kishë. Objekti është dëmtuar në tërmetin e vitit 1147 dhe pas rindërtimit vazhdoi të shërbejë si objekt kulti.


Fjalët Kyçe: Xhamia Ala , objekte kulti , Perandoria Bizantine , Perandoria Romake , Çukorova