Kapaliçarsi, tregu i mbuluar më i bukur në botë

Pazari i Madh në Stamboll | Me rreth 4.000 dyqane Tregu i Madh ose “Kapali Çarshi” është qendra e parë tregtare e mbuluar në botë.

Pazari i Madh në Stamboll

Ndërtimi i Pazarit të Madh në Stamboll ka filluar në vitin 1461 me urdhër të Sulltan Mehmetit II. Ky pazar është qendra e parë tregtare në botë dhe vazhdon të jetë edhe sot një nga më të mëdhatë e këtij lloji. Nuk do të ishte gabim të thuhet se 500 vjet më parë ky Pazar ka qenë vendi, ku ka rrahur zemra e botës së biznesit. Pazari i Madh në Stamboll shtrihet një sipërfaqe prej 45.000 m2. Është i strukturuar në 64 rrugë dhe rrugica dhe 14 sheshe dhe ka rreth 4.000 dyqane, që sigurojnë vende pune për rreth 25 mijë njerëz. Në dyqane mund të gjeni çdo gjë, që nga qilimat, sixhadetë e bizhuteritë e deri tek erëzat e suveniret. Tregu më i madh i mbuluar në botë “Kapaliçarsi” që gjendet në Stamboll është një nga pikat më të vizituara të qytetit si nga turistët vendas ashtu edhe nga ata të huaj. Thuhet se në orët e mesditës kur tregu vizitohet më tepër, brenda shëtisin rreth 500 mijë njerëz. Ky treg në vit pret mesatarisht 92 milion turistë në vit dhe është një ndër vendet më të vizituara në mbarë botën. Bashkia Fatih e Stambollit e ka restauruar Pazarin në vitin 2016.


Fjalët Kyçe: Turqi , Stamboll , Kapaliçarsi , Tregu i Mbuluar , Pazari i Madh